-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alienë apo kinezë? SHBA nis hetimin e balonave

Kryesoret

SHBA e justifikoi rrëzimin e objekteve fluturuese të paidentifikuara, se ato përbënin rrezik për udhëtimin ajror civil. Administrata e Bidenit tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë shenjë” se ballonat u takojnë alienëve.

Më 4 shkurt SHBA rrëzuan për herë të parë një objekt që besojnë se është një “ballonë spiune” kineze. Gjatë fundjavës, ushtria amerikane rrëzoi tri objekte të tjera të paidentifikuara fluturuese që u zbuluan mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut.

Kirby dha më shumë detaje mbi operacionet e fundit, duke thënë se qeveria e SHBA.së “nuk mund ta përjashtojë” mundësinë që objektet e paidentifikuara po kryenin vëzhgime.

“Ne nuk e dimë me siguri nëse ato përmbanin edhe një aspekt survejimi, por nuk mund ta përjashtojmë këtë”, tha ai. Ai tha se vendimet e SHBA-së për të rrëzuar objekte të paidentifikuara “bazohen thjesht dhe vetëm në atë që është në interesin më të mirë të popullit amerikan”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se nuk ka “asnjë shenjë” se pas objekteve të paidentifikuara së fundi mbi SHBA fshihen aktivitete alienësh.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se problemi i objekteve të paidentifikuara përbën një “situatë shumë serioze”. Ai tha se grupet e shpëtimit janë duke analizuar objektet ajrore të rrëzuara mbi Amerikën e Veriut dhe në territorin veriperëndimor të Kanadasë, në Yukon. Fillimisht SHBA akuzoi se balonat spiune ishin lëshuar nga Kina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit