Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Vatrës! Sipas Berishës, në këtë takim pati rastin për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj Vatrës dhe vatranve për rolin e madh, mbështetjen e tyre të çmuar që i kanë dhënë kauzës së lirisë të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
“Të dashur miq, dje pata një takim të përzemërt me presidentin e Federatës Panshqiptare Vatra, z.Elmi Berisha, zv.presidentin z.Alfons Grisha, aktivistët e saj zotrinjtë Anton Raja dhe Mond Rakaj.
Përfaqësuesve të Vatrës u shpreha gjithashtu vlerësimin më të madh për angazhimin e tyre në kauzat me rëndësi për aktualitetin politik shqiptar, duke u garantuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë promotore e vlerave atlantike, të trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqiperisë dhe SHBA.
Në këtë drejtim, gjatë takimit u shpreha përfaqësuesëve të Vatrës mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike që bashkëpunimi mes shtetit Shqiptar dhe Vatrës të institucionalizohet dhe më tej duke konsoliduar e formalizuar një kuadër ndërveprimi i cili shtron premiset për Vatrën dhe aksionin e saj në shërbim të kombit dhe për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.
Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë.”, shkruan Berisha në reagimin e tij për këtë takim.