-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flakadanë dhe kapsolla! Ky është protestuesi që plagosi dy policë në Tiranë

Kryesoret

Dy persona u arrestuan, një adoleshent po hetohet në gjendje të lirë dhe një protestues u shpall në kërkim pas tubimit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. “U arrestua Jakup Stafa 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç” njofton policia.

Po sipas policisë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme këta persona kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme, gjatë tubimit të datës 13 shkurt 2023. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit