-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr jetë ura që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi

Kryesoret

Në fund të shkurtit, në datë 27 në Podgoricë do të zhvillohet mbledhja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të ulen në tryezë për të diskutuar mbi çështje të cilat do të kërkojnë bashkëpunimin e të dy kabineteve.

Fokus i takimit do të jetë ndërtimi i Urës mbi Lumin Buna, ku të dyja palët duhet të bien dakord mbi projektin final dhe buxhetin e nevojshëm që do të ndahet ndërmjet dy qeverive.

Plani i Tiranës dhe Podgoricës është që ura me kosto zbatimi 9 mln euro, me një gjatësi 310 metrat të ndërtohet deri në 2025.

Kjo vepër pritet të shkurtojë distancën ndërmjet Ulqinit me Velipojën, ndërsa është parashikuar që të shfrytëzohet jo vetëm nga automjetet por edhe nga këmbësorët.

Një tjetër bashkëpunim ndërqeveritar ka të bëjë me rikthimin e Lumit Buna në një hapësirë lundruese për anijet, jahtet dhe mjetet e tjera më të vogla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit