Rikthehet mobilizimi i universiteteve në kërkesat për qeverinë duke njoftuar protestën e radhës.
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sandër Kovaçi deklaroi sot se qeveria ka qnë indiferente ndaj kërkesave të tyre për këtë arsye do të protestojnë në 22 shkurt.
“Sindikata mbetet ofruese e bashkëpunimit për të përmirësuar cilësinë e punës.
Qeveria dhe kuvendi kanë shfaqur mungesë totale për të dialoguar dhe bashkëpunuar për të mbrojtur tempullin e dijes. Qeveria ka qenë indiferente ndaj kërkesave tona. Me heshtjen dhe demagogjinë qeveria po përkeqëson situatën.
Qeveria nuk i do studentët dhe këtë vend pa rini fare. Sindikata ka vendosur thirrjen e një proteste në 22 shkurt në orën 11:00 këtu përpara Korpusit” tha ai.
Vitin e kaluar pedagogët protestuan dhe bojkotuan duke kërkuar rritje të pagës 50% për dy vite, por qeveria i injoroi.