-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama jep leksione për gratë në Dubai

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në “World Government Summit 2023”. Ai ishte i ftuar në njërin prej bashkëbisedimeve të sesionit të paradites mbi rolin e grave në qeverisjen dhe shoqërinë e shekullit XXI, për të folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë, në këtë aspekt.

“Nxjerrja më shumë në pah e grave, dhënia e më shumë hapësire për to, dhënia e më shumë mundësive për të marrë pjesë dhe për të përfaqësuar është e një rëndësie thelbësore e ndonjëherë kjo duhet të ndodhë përmes mjeteve që mund të duken si të imponuara apo të detyruara nga autoriteti i parlamentit apo autoriteti i shtetit apo autoriteti i vetë drejtuesit/sunduesit kur vjen fjala për disa vende arabe, por duhet të ndodhë.

Kjo është diçka që vlen edhe që vlen edhe për kuotat. Dikush mund të argumentojë nëse kuotat janë gjëja e përsosur për t’u bërë, por në të njëjtën kohë ato janë një gjë e mirë për t’u bërë.

Pastaj vjen tek ushtrimi i mirëfilltë. E përmendët në fillim dhe e pashë të shkruar edhe në prezantim. Shifrën e grave në qeverinë tonë që praktikisht është më e ekzagjeruara në mbarë botën, është mbi 70 %, por nuk është diçka që erdhi sepse donim që të ishte kështu, erdhi  në mënyrë shumë të natyrshme.

Në fillim kur krijova qeverinë e  parë, ishte diçka që doja ta kisha, 50 me 50%, por më pas në përpjekjet për të përzgjedhur personin e duhur për punën e duhur, unë e kuptova se më në fund kishte më shumë gra sesa burra që ishin të përshtatshme për punën që duhej bërë, ndaj erdhi në mënyrë të natyrshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit