Autoritet gjermane kanë dënuar me burg një shqiptar pasi tentoi të vrasë të dashurin e ish-gruas.
Sipas mediave të huaja, shqiptari u dënua me 4.9 vite burg nga Gjykata e Kiel-it në Gjermani. 45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.
Sipas Gjykatës, Mehmet K. u fut në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, e cila është ndarë prej tij, në lagjen Gaarden të Kielit.
Ai u fsheh në korridorin e pallatit dhe priti të dashurin e ri të ish-gruas për t’u përballur me të.
Kur i riu refuzoi që t’i hapte derën e banesës, 45-vjeçari i drejton armën në kokë dhe e qëlloi.
23-vjeçari u qëllua përmes derës dhe mori plumba në këmbë dhe ijë. Megjithatë, shqiptari pretendoi se nuk donte ta vriste, por donte vetëm t’i jepte një mësim partnerit të ri të gruas së tij dhe “qëllimisht ndaloi të shtënat”.