-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me bosin e shumëkërkuar të drogës në Ekuador, ‘zbërthehet’ Artur Rrapaj!

Kryesoret

Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar gjatë operacionit për kapjen e bosit më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, ka dhënë detaje rreth lidhjes së grupit ‘Nueva Generación’ me mafien shqiptare. Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias ‘Gato’, u arrestua në Pasto të Kolumbisë.

Por, në të njëjtën kohë, disa bastisje u kryen në Ekuador. Agjentët mbërritën në pronat ku supozohej se banonte ‘Gato’. Surpriza kryesore e operativëve u gjet në një pronë në Samborondón, në Guayas.

37-vjeçari shqiptar u kap me disa telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Inteligjenca e policisë nuk e kishte identifikuar Rrapajn si pjesë e strukturës së Nueva Generación, organizatë që drejtohej nga Sánchez Farfán. Me arrestimin e tij u nxorën në dritë të dhëna mbi një marrëdhënie që tashmë ishte gjurmuar.

450 vrasje në ‘dosje’/ Kapet në Ekuador “Gato Farfán” dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar!

Oficerët identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk është befasuese. Përkundrazi, konfirmon disa hipoteza të hetuesve.

Që nga vitet 2000, mafia shqiptare ka dërguar disa persona në Amerikën Latine, konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi ishte blerja e kokainës së lirë, sipas një hetimi të InsightCrime. Një burim policor i tha PRIMICIAS se shqiptarët, me bazë në Ekuador, fshihen pas profilit të biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit.

Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë. Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga alias ‘Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës me alias ‘Gato’ bëheshin nga Ekuadori. Trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

EMRI-FOTO/ Bashkëpunëtor i kryetrafikantit ekuadorian, kush është fieraku 37-vjeçar i arrestuar!

Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky, nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada ishte aleat me mafien shqiptare. Konkretisht me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave. Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit