-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI-FOTO/ Bashkëpunëtor i kryetrafikantit ekuadorian, kush është fieraku 37-vjeçar i arrestuar!

Kryesoret

“Gato Farfán” ose “Jerry”-n, që njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA, është arrestuar nga policia spanjolle.

Bëhet me dije se së bashku me të është arrestuar edhe 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador.

450 vrasje në ‘dosje’/ Kapet në Ekuador “Gato Farfán” dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar!

Arrestimi u krye pas hetimeve që zgjatën 18 muaj, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS. Ndërkohë në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.

Kujtojmë se trafikanti i shumëkërkuar nga Ekuadori me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry” është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit