Manchester City ka fitore një ndeshje shumë të rëndësishme në Premier League.
“Citizens” mposhtën me rezultatin 3-1 Arsenalin në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të.
De Bruyne kaloi City-n në avantazh në minutën e 24-të, pas pasimi gabimisht nga Tomiyasu.
Në minutën e 42-të rezultati u barazua nga Bukayo Saka i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht kampionit në fuqi të Premier League. Grealish shënoi në minutën e 72-të për ta rikthyer epërsinë e Manchester Cityt.
10 minuta më vonë Haaland realizoi për golin e tretë për të vulosur fitoren e tyre.
Me këtë fitore Manchester City merr kreun në Premier League me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.
“Topçinjtë” e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.