Një 12-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.
Sipas një nga menaxherëve të Qendrës së Skijimit, Ardjian Grazhda ajo ishte rrëzuar teksa bënte ski dhe kishte marrë lëndime të rënda, të cilat nuk arriti t’i përballojë dhe i morën jetën.
“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babanë e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë, por nuk e kanë ndalë aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë, ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.
Ai theksoi se viktima i takon kombësisë serbe dhe është nga Leposaviçi.