-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Fjalimi që nuk e mbajta dot

Kryesoret

Për arsye objektive personale nuk mund të jem sot në sallen e Kuvendit ambjent në të cilin arsyeja po humbet çdo ditë e më shumë kuptimin.

Ajo nuk humbet si delet në pyll padashje e me pas kthehet në vathë.

Ne që konsiderohemi politikanet e Shqiperisë e kemi shnderruar politiken në nocion të perbuzshem per qytetaret për gjërat që themi , për menyren si i themi, për gjërat që bëjmë dhe menyren si i bëjmë.

Shumë prej tyre na urrejne ne dhe shumë prej nesh njeri-tjetrin. Kur fjala e fundit thuhet e para, logjika mundet dhe triumfon konflikti.

Shqiperia ka po ato kilometra katror që gjithmonë ka patur qe kur u bë shtet por popullsia e saj zvogelohet me ritme të shpejta. Askush nuk e di me saktesi sa jemi brenda kufijve.

Mbase 2,5 milion , të ndarë në socialistë, demokratë, balliste, komuniste, legalistë, republikan, mirditor, çam, lushnjarë , peqinas , tiranas, të ardhur, vendali ,indiferente, gri, liberal, konservator, moskokçares dhe plot koka që dhembin. Depresioni shoqeror vertitet ngado.

Një administratë e pastabilizuar e varur nga politika dhe partia fituese gjithmonë është konsideruar burim cmire e destabiliteti.

Mungesa e stabilitetit të statusit civil është deshtimi ynë i madh me dashje. Një pale që synon ti zërë vendin një pale si perkohesi e administrates dhe egersia e pakufi e njerzve që luftojnë per ekzistencë. Nə i shnderrojmë qytetaret në gladiatorë. Humanizmi në këtë perballje humbet driten e tij.

Një parti i thotë me votoni mua se ju mbaj nje tjeter mua su ju fus.

Mjaft syresh jetojnë me mirazhin që keqperdorimi i publikes sjell. Opozita po perjeton ditet e saj më të keqia por edhe të mundesive që të perballet me te vertetat e veta per tu ringritur.

Një “shumicë” e një “pakicë” që kanë shkuar larg e mbase më larg do të jenë pas një gjyqi duke e bërë më të madhe dramen e demokratve por edhe të Shqiperisë.

Të dyja në kanë sy me pa e veshe me degjue kanë nevojë për njëra tjetren. Bashkimi i Opozites dhe i PD prej kohesh nuk mjafton, duhet më patjeter por shumë më teper se kaq ! Një Opozite e re, me Lidership të ri e cila duhet të lexojë vendin e vet për të gjetur të renë që e bën fituese që jep ndryshim e shpresë kerkohet.

Eksperienca është e rendesishme por po aq i demshem diskretitimi i saj.

Opozita ka nevojë për të gjithë po më shumë për atë model Lideri që nuk rrethohet nga idiote te dobishem besnik. Ata shkaterrojnë çdo parti, ata ja kanë bërë dhe vendit. Ata janë më të paepurit në agresivitetit në deshiren për të mbytur çdo të re. Statusi i frikes mbreteron sublim mbi ta.

Teksa Opozita është e perfshirë në të tilla halle pushteti merr gjithçka madje edhe të drejtat e opozites.

Arroganca e tij ka forma të shumta. Ato shfaqet me goditje halldupe aq edhe nuanca të perditshme. Një teme shumë e diskutuar është ajo e agjentit të FBI Mgonigal i cili po gjykohet në vendin e tij. Në këte histori shfaqet edhe emri i Kryeministrit shqiptar i cili thirret nga Opozita që të jetë në salle per debat.

Deri tani ai është shmnagur. Kryeministri i ka detyrim dhe detyrë të bëjë trasparence dhe ti pergjigjet obligimeve kushtetuese per debat me opoziten. Mbase ndodh sot po deri tash nuk ka ndodhur. E drejta e dyshimi mbetet tek Opozita.

Personalisht prej tre muajsh kam heshtur dhe kam admiruar kurajon e kolegeve per te folur. Shpesh me duket sikur nuk di të flas, të kuptoj dhe arsyetoj. Admiroj të gjithë kurajozet që e perkufizojnë të drejten e tyre. Ndaj hesht dhe me pas më zgjohen shqisat.

Sot me duket sikur di të artikuloj pakogjë ndoshta distanca nga vendi në një tren europian ma jep kete ndriçim.

Nuk e pelqej vershellimen e bilbilave as diversion- presionin mbi opoziten e sidomos ndeshkimet e vazhdueshme mbi të ! Nuk jam në formacionin e Sali Berishes po ska asnjë preçedent as bazë juridike në botë në vendet e lira ku një deputet të gjykohet ne sallen e parlamentit për atë që thotë në televizor.

A bie me dakort me formen se si akuza te tilla me kolor roze behen jo kurrsesi nuk bie por as me jakobinizmin e parlamentit që i mbet ne dorë Zonjes Denaj ta propozoje kurrë jo. Deputetet e opozites me propozime të Zonjes Bushka dhe te partizanve të tjerë të radikalizmit po perjashtojnë nga jeta parlamentare deputet e opozites grupe grupe çdo senace.

Demokracia dhe rregullat që e bëjnë atë funksionale nuk mund të perdoren për ti vrarë frymën asaj. Demokracia është liberalizem, bashkjetese pse jo eshe vullnet i mire. Lexoni pak Monteskje se nuk ju bën dëm. Duhet ta kuptojnë ministrat e qeverisë që mungojnë në shumicë, vetë shefi i tyre.

Dikush duhet ta bëjë llogarinë nëse trysnohet pa fund opozita dhe populli i saj ku shkon vendi ? Çfarë fitojmë të gjithë bashkë si shtet e shoqeri? Kaosin, revoltat shembjen e paqes sociale? Mbase fiton pushteti. Cila është kenaqësia dhe progresivja të qeverisesh një vend të thyer?

Dikush duhet ta ndal masakren parlamentare dhe të shtrijë doren e bashkëpunimit. Duhet të gjejme instrumente per një lufte politike më leale. Sot votohet edhe për Zonjen Nikolla për të cilen kam respekt personal. Që në krye të heres kam qënë kunder ketij mocioni jo për këtë arsye po sepse ne po i japim mazhorances mundesi të rikonfirmojë numerat e veta. Veprimet që shumëzohen me zero janë zero. Çfarë fitojmë ne nga kjo?

Po te isha sot në sallë do të votoja kunder ketij mocioni që nuk i sjell asgjë opozites. Nëse ata te bekuar numra i kishim rrezonim Edi Ramen. Kuvendi i Shqiperise nuk duhet te jete pafundesisht vend ndeshkimi dhe traumash aukustike por vend debati ku hallet shqiptare debatohen e zgjidhen ku e drejta e çdo deputeti për ta bërë këtë të mbetet e shënjtë.

Nese “delja” arsyeja na ka ikur padashje në pyll hajde ta kerkojmë nëse e kemi debuar vetë me dashje jemi maskarenj që i bëjmë rënde kesaj toke, mallkimi i së ciles nuk do na ndahet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit