-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e opozitës pengohen nga Garda të hyjnë në Parlament, Këlliçi: Duam të futemi në seancë. Boll me këtë maskaradë!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit ka lëshuar akuza të forta ndaj Kuvendit dhe Kryeministrit Rama, që sipas tij nuk po lënë deputetët e opozitës të futen në sallë, duke shkelur hapur rregulloren.

“Shikoni pak këtë shkresë, në zbatim të Rregullores së Kuvendit. I kemi kërkuar sekretarit të përgjithshëm që të heqë këta djem që po pengojnë deputetët e opozitës.

Në momentin që do të mblidhet Byroja dhe do të ketë një vendim të na thuhet.

Kemi zbatuar rregulloren e Kuvendit, kemi çuar ankimimin. Nuk e di se çfarë ligji apo dokumenti që duhet të plotësojmë që të marrim pjesë në seancë.

Unë brenda tre javësh jam pezulluar dy herë, pa folur fare në seancë. Kjo është një çmenduri e Edi Ramës.

Ajo që i kemi raportuar Gardës është sjellja etike. Edhe me mediat ju e patë vetë që ju kapën kamerat dhe ju larguan.

Një vendim turpërues për ata që i marrin këto vendime. Nga kush e mbron Garda e Republikës Kuvendin? Nga unë Belind Këlliçi? Pse nuk frenojnë këto hajdutët e qeverisë?

Ku e kemi shkelur rregullin? Çfarë kanë bërë gjithë kolegët demokratë? Se kemi kërkuar fjalën.

I bëj një thirrje z. Gjonçaj dhe kryetares së Kuvendit që të zbatojë ligjin dhe rregulloren, dhe ne të futemi në seancë plenare.

Garda është këtu që të zbatojë ligjin.

Unë si deputet në këto momente duhet të hyj në seancë deri sa të ketë një vendim të Byrosë.

Dua të futem në seancë dhe të pres vendimin. Byroja ka qëllim që të na pengojë fjalën e lirë.”  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit