-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: Uji i gamiles tënde po soset Edi Rama! Askush s’e ndal dot revolucionin!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur një fjalë përpara protestuesve të opozitës të mbledhur para Parlamentit të Shqipërisë, duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes së kreut të opozitës, Sali Berisha.

Sipas Nokës, Rama po tregon se është në panik, pasi e di mirë se cilat janë mëkatet e tij. Noka shtoi më tej se, askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë revolucionin në vend.

“Edi Rama po tregon se është në një panik të tmerrshëm. Ai i di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ka bërë, i di mëkatet e tjera. Ai është në panik. Ai mendon se duke penguar zërin e deputetëve të opozitës, duke tentuar të zhdukë parlamentarizim, ai mendon se do t’ia hedhë, i ka bërë llogaritë gabim.

Qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë të kenë në krye McGonigalin. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë të kenë kryeministër një njeri që për nëntë vite nuk ka punuar në asnjë moment për këtë vend, por për të luftuar Partinë Demokratike, për të zhdukur opozitën.

Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar dhe shqiptarët nuk mund të kenë kryeministër një njeri të korruptuar. Sepse ju nuk jeni të korruptuar, ju jeni njerëz që keni ndërtuar jetën tuaj me djersë e me mund.

Paratë tuaja kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Ndaj ne i themi, uji i gamiles tënde po soset Edi Rama.  Askush nuk mund të ndalë revolucionin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit