Pas një mungese të gjatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Kuvend. Ai është paraqitur në fund, në momentin që do të bëhej votimi për rendin e ditës.
Opozita kërkoi paraqitjen e tij për t’ju përgjigjur pyetjeve për skandalin “McGonigal” por PS vendosi që mocioni me debat të zhvillohet në 2 mars.
Edi Rama ka shkuar në kuvend pasi mbaroi protesta e opozitës.