-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do të protestojmë sërish kundër pushtetit të drogës

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha pas mbylljes së protestës së sotme në një deklaratë për mediat u shpreh se opozita do të protestojë sërish kundër regjimit të Ramës.

“Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, deputetët tanë në sallë, qytetarët në protestë, dhanë mesazhet më të fuqishme, në të cilat kërkohet largimi i Edi Ramës.
Çdo ditë, ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij.

Nuk është më regjim legjitim. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, bazuar në vjedhjen e qytetarëve, bazuar në dhunën ndaj tyre, krimin dhe drogën.
Ky regjim nuk ka më asnjë ditë legjitime të qëndrojë.
Ky është një regjim monist, që e ka shndërruar parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar.


Ky është një regjim monist që e përdor parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për klientelën e tij, për ministrat e tij, për të fshehur vrasje kriminale.
Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet.


Kjo e jona nuk është betejë për PD-në apo deputetët e saj. Kjo është betejë për shqiptarët.
A nuk kanë të drejtë qytetarët të mësojnë se nga erdhën 225 mijë dollarë që iu dhanë parkingjeve për McGonigal?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit