E ndërsa grupi i Sali Berishës bllokoi foltoren e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj i kërkoi drejtueses së seancës Ermonela Felaj që të vijohet me interpelancën me kryeministrin Edi Rama për dosjen “McGonigal”.
“Do të duhet të fillojmë me interpelancën që kam kërkuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Mos provoko parlamentin. Ne duam të flasim me kryeministrin. Duhet të vijë të japë shpjegime dhe jo të merrni masa të tjera për të përjashtuar edhe pjesën tjetër të deputetëve” tha Alibeaj.