-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesëmarrja në Kuvend, Rama: Shkoj kur e shikoj të arsyeshme

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama shkoi sot për herë të parë në parlament pas disa seancave mungesë, teksa opozita ka kërkuar prezencën e tij për të diskutuar mbi çështjen “McGonigal”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në Parlament do të shkojë kur ai vet e shikon të arsyeshëm.

Teksa në emisionin iu shfaqën pamjet e PS duke shkaktuar kaos në Parlament në vitin 2006, sekan të ngjashme si opozita sot, kreu i qeverisë u shpreh se janë akte që mund të ndodhin në seanca.

“Nuk vendos se suadhet të sillet opozita, por se si duhet të sillem vet. Kur fola për fare fola, nuk i kisha parasysh fryrjen e bilbilave, në një moment të caktuar në parlament mund të frysh dhe bilbil. Kisha parasysh një veprim të gjatë që është në nivelin e dukatës e familjes shqiptare. unë flas për qëndrimin tim. Unë do shkoj në Parlament kur e shikoj unë të arsyeshme, kur e shikoj unë të arsyeshme do shkoj. unë flas me faktin e thjesht që më vjen turp që nuk kam mundur të ndikojë në ndryshimin e kësaj situate në parlament dhe nuk është sot, por ka vite. Jam bërë dhe unë pjesë se është ajo shprehja se kush fle me qenin gdhihet me pleshta”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit