-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër mrekulli në Turqi, pas 10 ditësh në rrënoja shpëtohet një grua

Kryesoret

Një tjetër mrekulli ndodhi mbrëmjen e sotme në Kahramanmaraş, plot 258 orë pas tërmeteve shkatërrimtare që u kanë marrë jetën mbi 41 mijë personave në Turqi e Siri u shpëtua një grua.

Gruaja e quajtur Neslihan Kılıç mbeti e bllokuar në rrënojat e zonës Ebrar prej 10 ditësh e cila u shkatërrua nga tërmeti por pas punës së ekipit të kërkim shpëtimi u e mundur shpëtimi i saj.

Kjo i ka dhënë më shumë zemër ekipeve të kërkim – shpëtimit, të cilët janë inkurajuar dhe shpresojnë shumë që të nxjerrin të tjerë persona të gjallë nga rrënojat.

Pavarësisht se kjo është disi e vështirë me kalimin e minutave, pasi është një periudhë e gjatë pa ngrënë dhe pa pirë, çka bën që një qenie njerëzore të mos i mbijetojë dot.

Por duke parë dy mrekullitë e ndodhura sot, ku gjatë ditës u shpëtua e gjallë një 17-vjeçare, ata ende nuk i kanë humbur shpresat se mrekulli të tjera do të vijnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit