Deputeti demokrat, Tritan Shehu, teksa fliste në protestën e opozitës jashtë sallës së seancave plenare, u shpreh se si një kryeministër i një vendi mund të thotë që nuk shkon në parlament.
Kjo gjë, sipas Shehut, nuk ndodh në asnjë vend të botës, pasi nëse do të ndodhte, ai kryeministër do të ishte i pari që do të qëllohej me vezë.
“Si mundet që kryeministri i një vendi, i zgjedhur nga ky parlament, të thotë: unë nuk vij në Parlament! Ku ndodh kjo gjë? Në cilin vend të botës? Në vendet e tjera do ishte marrë me vezë. Kur nuk funksionon demokracia, funksionon diçka tjetër, funksionojnë njerëzit e lirë. Për të arritur te vota e lirë ne duhet të përballemi me regjimin dhe për këtë nuk ka asnjë rrugë tjetër.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Tritan Shehu.