-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoritetet kanadeze i japin fund kërkimit për balonën të rrëzuar në Yukon

Kryesoret

Policia kanadeze ka njoftuar se i ka dhënë fund kërkimit për objektin fluturues që u rrëzua rreth një javë më parë në provincën e Yukon.

Edhe pse zona ku besohet se ka rënë objekti është kontrolluar, autoritetet nuk kanë mundur të lokalizojnë mbetjet, kryesisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike që mbizotërojnë në zonë.

Reshjet e fundit të borës, zvogëlimi i mundësive për gjetjen e objektit dhe besimi se ai nuk është i lidhur “me ndonjë skenar që kërkon përpjekje intensive kërkimi” e çuan policinë federale në vendimin për të braktisur operacionin, thuhet në deklaratën e saj.

Më 11 shkurt, duke besuar se siguria e aviacionit ishte e kërcënuar, ushtria amerikane, në bashkëpunim me autoritetet kanadeze, dërgoi një avion luftarak për të shkatërruar objektin e paidentifikuar. Të premten në mbrëmje, SHBA njoftoi gjithashtu se po i jepte fund kërkimit për dy objekte të tjera fluturuese të rrëzuara, një në liqenin Huron dhe tjetri në bregun verior të Alaskës. Të enjten, presidenti i SHBA Joe Biden tha se në këtë fazë nuk kishte asnjë indikacion se dy objektet ishin të lidhura me programin e balonave të spiunazhit të Kinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit