Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një aktiviteti për grupimin “Dhjetor ‘90” u shpreh se në kohën që drejtoi partinë, Lulzim Basha i hoqi “nervin” PD-së.
“Partia humbi nervin. Nervi janë idealet që ke luftuar dhe u ke besuar. Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë. Ne shkuam si delet në parlament dhe votuam borxhin e Edi Ramës. Ku ishim ne? Kujt ia votuam? Atij që vjedh cdo qindarkë” tha ai.
Më pas kaloi te akuzat për kryeministrin ku theksoi se revolucioni do të vazhdojë. “Edi Rama 4 mln euro instilacion për të blerë deklarata dhe mbështetje me paratë e atyre që ikin dhe marrin gomonet. Edi Rama 22 mln euro udhëtime me avion. Sikur është i biri i Sulltanit apo mbretit të Arabisë Saudite” tha ai.