-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rindërtimi me abuzime, nuk nxorëm mësime nga tërmeti i 2019-s

Kryesoret

Tërmeti shkatërrues në Turqi, në mesin e dhimbjes për humbjen e mijëra jetëve, e ktheu debatin në standardet e ndërtimit. Por a është Shqipëria në të njëjtat kushte.

“Ngjarja e tërmetit të madh krijoi një ingranazh të ri korrupsioni dhe spekulim procedurash me rindërtimin, të cilat mund të bëhen shkak për një katastrofë edhe më të madhe, nëse ndodh një tërmet tjetër”, thotë inxhinieri i ndërtimit Erion Softa.

Shembulli më ilustrues është rikonstruksioni i pallateve shumëkatëshe me mure e fasada të dëmtuara në Durrës, të klasifikuara në DS2 dhe DS3. Banorët i kanë riparuar në mënyrë individuale këto objekte, pasi morën kompensimin nga qeveria. Muret e plasaritura shpesh janë mbushur me suva dhe bukë peshku, pa marrë në konsideratë parametrat inxhinierikë për raste të tilla.

Cilësia e punimeve u la në ndërgjegjen e banorëve jashtë çdo mbikëqyrje profesionale. Inxhinieri Softa thotë se riparimi në kategoritë DS1, DS2 dhe DS3 duhet të ishte bërë i mbikëqyrur nga entet publike dhe ekspertët e fushës.

P.sh. një pallat 8-9-katësh në Durrës, me mure të plasaritura, do të duhej të zhvishej nga suvatë dhe shpesh nga muret, sipas nevojës. Muret mbajtëse duhet të pajiseshin me breza sizmikë, duhej përforcim në kolona sipas nevojës etj., etj., komentoi Softa.

Në muajt e parë pas tërmetit, një seri falsifikimesh u bë me kategoritë DS4 dhe DS5, që ishin dëmtime të rënda. Kjo për arsye se riparimet në këto kategori objektesh, nëse ishin ndërtuar para vitit 1990, do të bëheshin nga shteti dhe pas vitit 1990, nga kompania e ndërtimit.

Shumë ndërtues, për të shmangur përgjegjësitë dhe kostot ndërhynë, duke riklasifikuar me ekspertiza të reja kategoritë DS4 në DS3 dhe DS2, teksa bashkitë bënë një sy “qorr” për të shmangur kostot financiare nga kompensimi. Lexo këu shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit