Policia greke ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar pasi është kapur me drogë.
Shqiptari është po lëvizte në një zonë pyjore në kufirin greko-shqiptar në Kostur.
Ai po tentonte të kalonte drogën në kufirin grek duke e transportuar në këmbë nga kufiri shqiptar drejt atij të shtetit fqinj.
Në çantën në të cilën mbante malli u gjetën dhe sekuestruan 5.6 kilogram marijuanë.
Gjatë operacionit u sekuestrua 1 celular, 2 karta SIM dhe 650 euro.