Policia holandeze ka arrestuar një tjetër shqiptar pasi u kap me drogë në makinën e tij.
30-vjeçari i cili po drejtonte një makinë të tipit “Audi A4” me pakujdesi ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të policisë duke sjellë ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit në makinë u zbulua një modifikim ku i riu kishte fshehur një sasi droge të fortë, që dyshohet se kishte synim ta shiste.
Pas hetimeve rezultoi se makina nuk ishte e regjistruar në sistem dhe se ai kishte një certifikatë regjistrimi të pavlefshme.