Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë sërish në pyetje ish zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi pas arrestimit të saj.
Ajo është në paraburgim pasi dyshohet se bërë pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
Klosi edhe pas marrjes sërish në pyetje i ka qëndruar deklaratës së saj të parë duke u shprehur se në shtëpinë e saj i janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë nga pastruesja e saj, Rozeta Dobi.
Në deklaratat e saj ajo është shprehur se paratë ishin të xhaxhait të saj. Ndërkohë ajo ka këmbëngulur se 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u gjetën në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk janë të saj.
Në paraburgim ndodhet edhe pastruesja me djalin e saj e cila ka dëshmuar se nuk ka kryer një vjedhje të tillë por se Klosi ia la që ti ruante.