Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, duket se agresioni i pushtuesve ka prekur edhe fëmijët, të cilët janë të detyruar që të këndojnë himnin kombëtar rus.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, kjo gjë po ndodh në Zaporizhzhian e pushtuar ku fëmijët ukrainas po detyrohen të këndojnë himnin kombëtar rus para mësimit. Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se administrata e pushtimit po ushtron presion mbi popullsinë lokale.
“Po, në shkollat e qytetit Tokmak nxënësit detyrohen të këndojnë himnin e vendit agresor përpara fillimit të mësimit. Gjithashtu, nxënësit e shkollave janë të detyruar të nxjerrin kartolina për përvjetorin e një pushtimi në shkallë të gjerë me fjalë mbështetjeje dhe mirënjohjeje për pushtuesit rusë që pushtuan tokën tonë”, thuhej në njoftimin e shtabit.