-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Videoja që po përlot botën, humbi nënën gjatë tërmetit pas shumë ditësh vogëlushja gjen babin

Kryesoret

Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë ribashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë.

“Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja filloi të ikë. Megjithatë e tërë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet gjatë një bisede për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën t’i shpëtojnë më të keqes, transmeton Telegrafi.

E në ditën e katër duke qëndruar nën rrënoja, kishte thënë se po humb shpresat. Kishte dhimbje të mëdha dhe këmba i ishte lënduar rëndë. Megjithatë, ishte vajza ajo që nuk e la t’i humb shpresat dhe se do të shpëtohet.

“Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Ajo e kishte këshilluar që të shikonte në dritën që depërtonte në rrënoja, dhe aty filluan të dëgjojnë zëra. E kuptuan se po shpëtohen.

Fillimisht u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta. Një orë më vonë arritën ta nxjerrin edhe Ahmetin. Por ajo iu dorëzua organeve lokale kur babai i saj u dërgua në spital.

Kur humbi gjurmët e bijës, ishte i bindur që sërish do ta takoj qoftë edhe gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit