-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Paketa e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë do të miratohet deri në fund të javës

Kryesoret

Nga fundi i javës, BE-ja pritet të japë “dritën jeshile” për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borel theksoi se masat ndëshkuese do të kenë të bëjnë me katër banka, importet dhe eksportet.

Ai theksoi se miratimi i pakos së re është çështje orësh ose deri të premten.

Më herët, ministrat evropianë u takuan në Bruksel për të diskutuar sanksionet e reja të Bashkimit.

Paketa e dhjetë, e cila kërkon mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ka të bëjë – ndër të tjera – me eksportin e mjeteve të rënda.

Një muaj më parë ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord për lëvrimin e këstit të 7-të nga Instrumenti Evropian për Paqe për mbështetjen ushtarake të Ukrainës, në vlerën 500 milionë euro.

Një shtesë prej 45 milionë eurosh është rënë dakord për të ndihmuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas në BE. Kjo e çon mbështetjen totale ushtarake të BE-së për Ukrainën në 3.6 miliardë euro, e cila financohet nga Fondi Evropian i Paqes.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, vendet anëtare të BE-së kanë ndarë një total prej 49 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën ushtarakisht, ekonomikisht dhe humanitarisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit