-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema e kontrabandës, si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri

Kryesoret

Rastet e bllokimit të anijeve në Portin e Durrësit, si dhe shkelja e embargos së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është kthyer në një shqetësim serioz i cili po përsëritet, e kësaj here nga Shqipëria.

Njoftimi i policisë për sekuestrimin e 22 500 ton naftë nga një anije me flamur libian, por në të vërtetë me produkt që vjen nga Rusia, ka nxjerrë në pah të dhëna se si bëhet ky trafik. Porositësi i naftës, sipas dokumenteve të siguruara nga A2 CNN, është kompania IBGAS AG, e regjistruar në zonën e lirë Porto Romano dhe nafta u shitet kompanive shqiptare.

Autoritetet kanë nisur hetimet për thyerjen e embargos nga një grup kompanish të cilat kanë marrë përsipër shpërndarjen e naftës ruse në Mesdhe, duke bërë dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës në ujrat territoriale të Greqisë. Anija Grace Felix që u bllokua nga kapiteneria e Portit Durrës pasditen e së dielës rezulton të ketë përdorur të njëjtën skemë.

Nga gjurmimi i bërë nga autoritetet kjo anije është furnizuar nga anija FIDAN, e cila më datë 20 janar është ngarkuar në portin e Novorossiysk (Rusi). Sipas të dhënave satelitore, kjo anije ka bërë rrugëtimin dhe ka ardhur në gjirin e Lakonikos të Greqisë, ku ka furnizuar me naftë ruse anijen Grace Felix të bllokuar në Shqipëri.

Grupi i këtyre kompanive, me ndihmën e agjentëve detarë që merren me operacione “nga anija në anije” në ujërat territoriale të Greqisë, pajisen me certifikata origjine të falsifikuara dhe të paautorizuara nga shteti grek.

Ato ndryshojnë origjinën nga Rusia në vende të tjera, në kundërshtim me sanksionet e vendosura mbi produktet hidrokarbure. Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Shqipëria. / A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit