-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

9 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. “E. Z., 27 vjeç iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka dhënë shërbimeve të Policisë Rrugore, një leje drejtimi, të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, banues në Rrogozhinë, dhe J. K., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

–  E. J. 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

  • K. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga;

  • B. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” mbyllet njoftimi i PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit