Në masa të rrepta sigurie, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, persona të marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.
Ai ka rrëfyer se me kërkesë të Erion Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020. Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.
Ai tha më tej se për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit. Seanca ka pasur debate mes të penduarit të drejtësisë dhe të akuzarve.