Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto nga takimi me të rinjtë në kryeqytet, ku shkruan se “më 14 maj vota e tyre do të bëjë ndryshimin”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa shpreh përkrahjen për kandidatin e PD, Belind Këlliçin, Meta shprehet s së bashku me PL, të rinjtë do të jenë “vendimmarrës dhe përcaktues për shërbimet që u ofrohen nga Bashkia”.