Një sherr mes tre shqiptarëve ka ndodhur në një klub nate në Rodos të Greqisë.
Një 23-vjeçar pas sherrit ka plagosur me thikë 2 kushërinj. Sipas mediave greke, 23-vjeçari ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar i cili punonte DJ në klubin e natës.
Personi tjetër është plagosur në dorë dhe është kushëri me 31-vjeçarin.
Sherri mes tre shqiptarëve dyshohet se ka qenë për arsye banale.
Sipas mediave greke, 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë.
Në momentin që ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.
Pas mbërritjes në spital të dy të plagosurve, policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Ata kanë bërë të mundur arrestimin e 23-vjeçarit.