-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festë në Arabinë Saudite, Ronaldo bëhet pjesë dhe vesh kostumin tradicional

Kryesoret

Mbretëria e Arabisë Saudite feston 22 shkurtin si Ditën e Themelimit dhe Cristiano Ronaldo, i cili u transferua në Al-Nassr, i uroi sauditët për këtë datë të rëndësishme duke veshur kostumin tradicional dhe duke pirë kafe nga një filxhan i vogël.

Portugezi ka postuar në rrjetet sociale një pjesë të festës në të cilën ka marrë pjesë, e një pozë veçanërisht interesante ka qenë kur ka qenë duke pirë kafe nga një filxhan i vogël.

Gjithashtu, në kuadër të performancës, Ronaldo ka mbajtur një shpatë dhe ka dërguar një mesazh urimi.

“Gëzuar ditën e themelimit të Arabisë Saudite. Ishte një eksperiencë e veçantë të merrje pjesë në festën e Al-Nassr”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

 

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me gjigantin e futbollit saudit deri në verën e vitit 2025 dhe do të fitojë një pasuri të vërtetë në Riad.

 

Paga bazë e Ronaldos te Al-Nassr do të jetë rreth 70 milionë euro, por bashkë me bonuset dhe kontratat e sponsorizimit, portugezi do të fitojë 200 milionë euro në vit, ose 500 milionë për të gjithë kontratën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit