Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas publikimit të pamjeve të reja të dhunës ndaj Petraq Milos në kufirin me Malin e Zi. Berisha kërkoi ndëshkimin e autorit të këtij krimi.
“Pamje të reja të dhunës së banditëve me uniformë malazeze ndaj Prof. Petraq Milos në pikën kufitare.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt kriminal, ju bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi të ndëshkojnë me forcën e ligjit autorin e këtij krimi” shkruan Berisha.