-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elbasani mbi 50 tendera me “flamur të kuq”

Kryesoret

Tenderat janë kthyer shumë herë në kryefjalë për shkak të manovrave që përdoren për të fituar garën që sjell më pas edhe keqmenaxhimet e fondeve publike.

Ditët e fundit bashkia e Elbasanit që drejtohet nga Gledian Llatja ishte në shënjestër për shkak të një tenderi me flamur të kuq pasi bleu 300 mln lekë karburant me fitues të dyshimtë.

Por nuk ka qenë vetëm ky rast që është sinjalizuar. Vetëm në vitin 2022 dhe fillimin e 2023-shit faqja “Open Procurement Albania” që analizon tenderat e ka ngritur mbi 50 herë flamurin e kuq për qeverisjen vendore në Elbasan, që simbolizon parregullsi duke ngritur alarmin.

Tenderat në vitin që u mbyll dhe këtë që u nis që janë sinjalizuar për parregullsi janë nga rikonstruksionet e rrugëve, lagjeve, blerje makinash, gomash, karburant, etj.

Ujësjellës Kanalizime Elbasan janë mes atyre institucioneve në varësi të bashkisë që kanë zhvilluar tendera që janë kapur me flamur të kuq.

Por çfarë është flamuri i kuq?

Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike te biznesit, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Faksimile e tenderave me flamur të kuq të bashkisë Elbasan 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit