-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digat e mëdha, Komiteti: Ka rrezik çarje

Kryesoret

Rreziku i çarjes së digave të mëdha në vend është ndryshuar nga Komiteti Kombëtar i Digave i cili e ka rritur atë nga 2 në 3.75 duke argumentuar se shumica e këtyre veprave kanë moshë mesatare mbi 40 vjeçare.

Komiteti bëri këto rekomandime dhe ndryshime pas një kërkese të Ministrisë së Mbrojtjes për marrje mendimi lidhur me raportin e konsoliduar të vlerësimit të rrezikut në Shqipëri. Komiteti propozoi që disa qarqe ku nuk ka diga të mëdha energjie të rishikohet risku.

“Komiteti Kombëtar i Digave vendosi të miratojë rivlerësimin e nivelit të rrezikut për çarjet e digave nga 2 në 3.75 në raportin e konsoliduar të rishikuar për vlerësimin e rrezikut të Fatkeqësive në Shqipëri të përgatitur nga Agjencia Kombëtarë e Mbrojtjes Civile në lidhje me çarjet e digave.

Ti rekomandojë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Përfshirjen e KKDM në grupet kryesore të interesit (pika 4 e Raportit të Konsoliduar) duke u bazuar në detyrat që ka ky institucion sipas legjislacionit në fuqi:

Rishikimin e rikut të çarjes së digave për prodhim energjie në qarqet Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë duke qenë se në këto qarqe nuk ka diga të mëdha për prodhim energjie./monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit