-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Biden do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë në G7

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden do të bisedojë nesër online me liderët e vendeve të G7-ës dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me rastin e një-vjetorit të pushtimit rus dhe do të shpallë sanksione të reja kundër atyre që mbështesin makinën e saj të luftës. njoftoi Shtëpia e Bardhë.

G7 u takua vitin e kaluar, disa orë pasi filloi pushtimi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe vendosi një grup fillestar sanksionesh ndaj Moskës.

“G7 është bërë shtylla kurrizore e përgjigjes sonë të fortë dhe të unifikuar ndaj Rusisë,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Udhëheqësit do të diskutojnë nesër të premten “si do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën” por edhe mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë, shtoi ai.

Sanksionet do të synojnë bankat ruse, sektorët e teknologjisë dhe mbrojtjes, si dhe individët dhe kompanitë e përfshira në luftë. SHBA do të shpallë gjithashtu një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën që do të përfshijë ndihmë në sektorët ekonomikë, të sigurisë dhe të energjisë, shtoi Jean-Pierre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit