Autoritetet italiane kanë arrestuar në Parma një 20-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani gjatë një kontrolli rutinë.
Mësohet se i riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia gjermane për plagosje të rëndë dhe tentativë vrasjeje.
Sipas mediave të huaja ai është shoqëruar në burgun e Parmës, ku më pas do të procedohet nga drejtësia për të vuajtur dënimin prej 10 vitesh për akuzat që rëndojnë ndaj tij.