-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita në protestë, Kuvendi seancë plenare/ Çfarë pritet të ndodhë sot?

Kryesoret

Ditën e sotme në orën 10:00 opozita ka lajmëruar protestën e radhës përpara kuvendit. Paralelisht me protestën do të nisë dhe seanca plenare.

Ndërkohë që opozita do të protestojë seanca nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”.

Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit