-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sako e Durrësit tender me “flamur të kuq”

Kryesoret

Tre javë më parë bashkia e Durrësit shpalli fituesin e tenderit për blerje gomash. Vlera limit e fondit ishte mbi 6 milionë lekë (6 398 700,00). Në garë morën pjesë tre kompani, por faqja “Open Procurement Albania” që fut në “skaner” të gjithë tenderat që zhvillohen i ka nxjerrë flamurin e kuq, që simbolizon parregullsi duke ngritur sinjalizimin.

Por çfarë ka ndodhur me këtë tender?

Fituese e tenderit u shpall kompania “SPARKLE 32” me përfaqësues ligjor Suzana Ramin. Oferta e paraqitur nga subjekti në fjalë ishte me vlerë totale prej 5.6 milionë lekë lekë pa TVSH.

Dy kompanitë e tjera që morën pjesë “Gajdi Company shpk” dhe “SI&CO Company” nuk janë kualifikuar për të njëjtën arsye, nuk kanë paraqitur monstrat e kërkuara duke i hapur rrugën fituesit.

Tenderi i firmosur nga bashkia e Durrësit që drejtohet nga Emiriana Sako ka blerë kështu gomat me tenderin me “flamur të kuq” me kontratën që do të jetë në fuqi edhe pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush është fituesi, deri në 30 tetor 2023.

Sipas Open Data vendosja e kësaj shenje në krye të prokurimit, pra flamurin e kuq tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit