Policia e Tropojës ka sekuestruar 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike, që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë, në një subjekt minerar.
Në lidhej me ngjarjen policia ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të subjektit për nxjerrjen e minerareve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:
Xhuljan Krypi 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe Dhimitër Palla, 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.
Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.