Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e regjistruar mëngjesin e së dielës në Tiranë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bën me dije se rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit Evet Meksi, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
/5pyetjet.al









