-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama 10 mijë Euro darkën! Ballukja këput biftekun 1 mijë Euro

Kryesoret

“Si mund të mendojë për fëmijët në Bulqizë ai që ulet dhe drekon me armikun e SHBA-së 10 mijë darkën. Po si mund të mendojë për fëmijët e Bulqizës Ballukja këput biftekun një mijë euro. Këta vjedhin. Këta nuk pyesin. Ka ardhur koha t’jua presim biletën”. Me këto fjalë iu drejtua pasditen e sotme në Bulqizë, Sali Berisha demokratëve në 32-vjetorin e themelimit të degës së partisë.

Ish-kryeministri tha se 32 vite më parë demokratët themeluam PD-në si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. “Ata ishin dhe do të nderohen gjithmonë si njerëz të misioneve fisnike. PD-ja u themelua në vendin e diktaturës më të egër, më çnjerëzore.

U themelua si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Demokratë në vizionin tonë, së bashku me gjithë shqiptarët, në një revolucion që përbën një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare për liri, në rrugë paqësore përmbysëm një rend barbar.

Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anën e drejtë të historisë, rreshtimi i tyre me aleatët e vetë natyral. Misioni ynë ishte mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht na çmimi.

Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar. Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit