-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qëllimi i ‘Rilindjes’ është të varfërojë qytetarët”/ Meta: Popullit i ofrohet vetëm frika e intimidimi!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka për qëllim vetëm të varfërojë dhe të largojë qytetarët nga vendi.

Nga Laknasi ku zhvilloi një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se të vetmin mjet që ka “Rilindja” është frika dhe intimidimi i popullit.

Meta gjithashtu renditi dhe disa çështje që sipas tij, qeveria i ka shfrytëzuar vetëm për të vjedhur.

Meta: Ndihma ekonomike në Shqipëri është ku thërret qameti. Këtu shkon 56 euro në muaj mesatarja, në Kosovë shkon 120 euro. Mbështetja për bujqësinë është inekzistente. I themi këto për të kuptuar se sa shumë ka rrëshqitur vendi në pasiguri. Mjafton të shohësh opperacionin për të hequr kamerat e përdorur nga bandat për të kontrolluar vendin. Është një situatë shumë dramatike, ku treguesi më i qartë është largimi nga vendi. Statistikat e Mbretërisë së Bashkuar ka vetëm shqiptar, Afganistanin dhe Siria, nuk ka emigrantë nga Serbia, Kosova, Mali i Zi.

Ne kemi sektin e Rilindjes, që nuk ka lidhje as me PS-në që e ka përdhosur totalisht. S’ka lidhje me interesin publik. Pse jemi më të varfër sesa Kosova, se Maqedonia. Ne jemi të dytët për rryshfet në botë pas Zambias. Në dy vjet, qeveria e Kosovës është rritur në 20 vende në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa Shqipëria, në kohën e reformës në drejtësi, ka rënë 26 vende nga 2016-a deri më tani. Fondi që duhet të shkonte për rritjen e ndihmës ekonomike, shkon për të bërë rrugë që janë shumë herë më të shtrenjta se në vendet fqinje.

Këtu ka nga Dibra dhe Bulqiza. Rruga e Arbrit, u bë koncensioni që me 75 mln euro të mbyllej me çelësa në dorë. Ndërsa tani ka shkuar në 350 mln euro. Vidh pafund dhe rruga s’po përfundon. Ka vetëm një qëllim, varfërimin e njerëzve. Për t’i nënshtruar. Ka vetëm një alternativë, u ofrohet frika dhe intimidimi. A ke dëgjuar ata të thonë se do fitojë Erion Veliaj se ka mbajtur premtimet. Çfarë do thonë ata për arsimin. Çfarë nuk kanë bërë për arsimin, edhe kur kanë ndërhyrë për rikonstruksione shkollash, kanë vjedhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit