-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Vdekja e 22-vjeçares keniane në Tiranë, shoferi i kazinosë përfundon në polici!

Kryesoret

Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Shtetasi Rodi Barci, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Aoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.

Ajo punonte në një kazino në Tiranë dhe në 14 gusht të këtij viti është gjetur nga shoqja e saj Emili pa ndjenja poshtë dritares së shtëpisë. Ajo ka pësuar dëmtime të shumta, me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Prokuroria po e heton çështjen si “plagosje të rëndë me dashje”, pasi dëmtimet në trupin e 22-vjeçares dyshohet se janë kryer nga persona të tjerë dhe jo si shkak i vetëhedhjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit