-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbajti shokun të vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua/ Detaje tronditëse nga historia shokuese në Tiranë

Kryesoret

Gjetja e një trupi të pajetë në një përrua 10 ditë më parë në Bërxull tronditi jo pak kryeqytetin. Trupi u gjet nga banorë të zonës, të cilët lajmëruan Policinë.

Nga verifikimet paraprake, Policia e Tiranës bëri me dije se personi nuk kishte shenja dhune duke lënë të kuptohej se kishte pësuar vdekje natyrale. Por, ka qenë Mjekësia Ligjore që ka hedhur dritë mbi shkaqet reale të vdekjes, që sipas tyre kishte qenë mbidoza.

Por, verifikimet dhe kërkimet mbi viktimën rezultuan pa lidhje me vendin ku u gjet, pasi Elton Tahiri, 48 vjeç, nuk kishte asnjë lidhje me zonën. Po ashtu, nga verifikimet u mësua se në fakt as në Bërxull viktima nuk kishte asnjë njohje e për pasojë u lind ideja se i ndjeri mund të kishte ndërruar jetë në një vend tjetër dhe ishte hedhur aty nga dikush.

Hetimet intensive të Policisë dhe grupit hetimor shkuan deri te shokët e tij dhe sidomos te personat me të cilët ishte shoqëruar kohëve të fundit. Pas marrjes së dëshmive të familjarëve dhe të njohurve është mësuar se ai kishte qenë në Gjermani me Majdiel Husën, një 48-vjeçar me origjinë nga Shkodra, por që banonte në Tiranë.

Ky i fundit ka pranuar ngjarjen dhe po ashtu edhe transportimin e trupit të të ndjerit nga frika se mund ta vinin para akuzës për vrasje. Në fakt, të dy miqtë kanë konsumuar drogë në banesën e Husës. Policia njoftoi arrestimin ditën e djeshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit