-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama paguan 10 mijë euro një drekë”/ Berisha: Ministrja e tij porosit biftekun 1 mijë euro!

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga një takim me strukturat në Tepelenë, ka argumentuar se kryeministri Edi Rama po i vjedh shqiptarët dhe mendon për pasurimin e tij, bashkë me ministrat e tij, duke sjellë si shembull darkat dhe drekat në restorante që kapin shifrat e 10 mijë eurove.

Berisha iu referua dhe rastit të një ministreje të qeverisë Rama, për të cilën tha se porosit një biftek që kushton një mijë euro.

Sali Berisha: Këta qeveritarë, këta vjedhin. Do u them një gjë këtu: nga jeta juaj, ai hajduti që futet në një shtëpi për të vjedhur, ai urren viktimën e tij. E justifikon vjedhjen me urrejtjen ndaj viktimës.

Të tillë janë këta, ju vjedhin ju dhe ju urrejnë ju. Kjo urrejtje bën që Edi Rama të ulet në drekë sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite.

A mundet që kryeministri i Shqipërisë të drekojë 10 mijë euro në një drekë? A mundet ministrja e tij të porosisë biftekun 1 mijë euro? A mendoni se këta kanë ndjenja për shqiptarët? A mendoni se mendojnë për ju dhe fëmijët tuaj?

Rama porosit vazo druri për oborrin e kryeministrisë prej 4.2 milionë euro. A nuk është kjo një praktikë për varfërimin tuaj?

Nuk di kryeministër në Europë, por as në botë, që të blejë një instilacion druri 4.2 milionë euro për oborrin e zyrave të tij. E bën se ai nuk mendon për ju, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për ata që nuk mbyllin tre vaktet, për të rinjtë që nuk gjejnë punë dhe po ikin e ikin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit