-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Tepelena: Qeveria ka interes pasurimin e shfrenuar, do ta përmbysim këtë regjim!

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat e partisë në Tepelenë, nga ku ka deklaruar se fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, do të zhvillohet në kushtet e “monizmit” për të cilin akuzon kryeministrin Edi Rama se “ka ngërthyer të gjitha pushtetet”.

“Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga Parlamenti. Krijohet cdo kusht e rrethanë që ne të bojkotojmë Parlamentin, por ne Parlamenti do na mbajë në betejë brenda e jashtë tij e nuk e dorëzojmë”

“Të përballemi me monizmin e dytë të vendosur në Shqipëri nga një grup individësh të cilët e vërteta është se nuk kanë asnjë interes shoqëror, asnjë interes kombëtar, e kanë vetëm një interes, pasurimin e shfrenuar të tyre nga mëngjesi deri në darkë në kurriz të çdo shqiptari.

Vijmë në këtë fushatë elektorale në kushtet e monizmit si ishim në 1991. Rama ka ngërthyer të gjitha pushtetet. E shihni si e përdor parlamentin sot, në mënyrën më të shëmtuar, antikushtetuese, banditeske.

Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga Parlamenti. Krijohet çdo kusht e rrethanë që ne të bojkotojmë Parlamentin, por ne Parlamenti do na mbajë në betejë brenda e jashtë tij e nuk e dorëzojmë se nuk duam që interesat tuaja të pushojnë së mbrojturi.

Si në 91 ne jemi sot në një revolucion në të cilin, misionarë bëhen idealistët, të vendosur për të sakrifikuar për idealet e tyre.

Revolucionet i firmos pakica, fitoren e vendos shumica. Një nga rrafshet që ecën revolucioni është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë në Përmet, Këlcyrë Tepelenë e kudo janë. Do bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij regjimi, i cili, ka varfëruar shqiptarët këto 9 vite, me një shpejtësi marramendëse, vetëm duke i vjedhur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit